Vetëm pak orë përpara nisjes së protestës së madhe në orën 11:00 në Tiranë dhe në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook siguron qytetarët se nga dita e sotme do të futet në fuqi bordi i administrimit dhe nuk do të ketë më abuzime me naftën.
Pjesë e bordit special do të jenë 5 përfaqësues të kompanive të furnizimit me karburante dhe përfaqësues të qeverisë, më konkretisht Ministrja e Financave, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtori i Tatimeve, Drejtori i Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës.
Kryeministri ka njoftuar se bordi do të caktojë çmimet e shitjes së naftës dhe ata që thyejnë rregullin, do të humbasin pikën e karburantit