
“Gjatë qeverisjes mbase mbaj mend vetëm një natë me një opozitë racionale, por asnjë ditë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Zërin e Amerikës” duke “thumbuar” Lulzim Bashën për marrëveshjen e 17 majit të 2017, ku qëndruan së bashku, të dy kokë më kokë për më shumë se katër orë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, që solli më pas paktin dhe daljen e opozitës nga çadra.