Nga Lutfi Dervishi

Operacioni: PPT

Tashmë nuk ka dyshim se Shqipëria ndodhet para një lufte hibride shumë të sofistikuar që synon shkretimin e turizmit. Agjencite inteligjente kanë zberthyer një plan që vepron prej vitesh, por që u bë publik vetëm gjatë 48 orë e të fundit.

Agjentura ruse në bashkepunim me atë serbe dhe të një vendi tjetër që për momentin nuk është bërë publik, gjatë viteve të fundit, ka vënë në zbatim operacionin e koduar PPT (plazhet pa turiste). Raportohet se këtij plani i është bashkë ngjitur se fundmi edhe Greqia, që siç dihet, mban ende në fuqi ligjin e luftës!

1. Agjente të maskuar si turiste

Sipas raporteve të besuesheme të SHISH agjentet të huaj të infiltruar si turiste gjatë dy tre viteve të fundit kanë folur me pronare hotelesh, veçanërisht në Jug të Shqipërisë, Vlorë, Sarande, Ksamil duke u qarë hallin për çmimet e ulëta. Shumë lirë! Gjynah! Ketu është me mire se në Maldive. Parajsa mbi tokë! Mos u bëni budallenj rrisni çmimet! Dhe..ne që fjalën e të huajt e dëgjojmë me shumë se fjalën e prindit rritem çmimet pa e ditur se po beheshim bashkepunetore të armiqve traditional të Kombit shqiptar, që historikisht na kanë hapur varrin.. me duart tona.

2. Biznesi i Shezlongëve

Të pakënaqur me sabotimin e hoteleve, agjentura ruse në bashkepunim me atë serbe kanë penetruar deri në qeveri dhe veçanërisht në ministrine e Turizmit për të nxitur me ligj një biznes krejt të veçantë të pa dëgjuar në pellgun e Mesdheut dhe në historinë boterore të turizmit. Ata kanë nxitur, mbeshtetur dhe sponsorizuar biznesin e shezlogjeve- janë mbi 1400 biznese të shezlogjneve nga Velipojenë Ksamil. Operacioni “Pikaso” (Le të ketë shezlongë,” po le të jenë më të shtrenjtë se një veper e Picasso!) ka vite që është në zbatim. Hapesirat e plazheve krahas hoteleve u janë dhënë individeve që nuk kanë asnjë aftësi tjetër veç aftësise per te thithur si magnet idete e armiqve tanë.

Pa e kuptuar zyrtarët tane duke menduar se bëjnë mrekulli kanë bërë marrëzi! Tani, çdo pushues duhet të paguajë nga 10 deri në 100 euro për të qëndruar në hije! Nga informacionet e një sherbimi partner perendimor mesohet se agjenti që ka dhënë këtë ide i është lidhur pension i përjetshëm.

3. Supermarketet

Agjenturat e huaja me një plan të mirëmenduar kanë shtrirë tentakulat e tyre edhe te Autoriteti i Konkurrencës dhe Agjencia Kombëtar e Ushqimit duke bërë te mundur që djathi në supermarket tona të jetë më i shtrenjtë se në Paris, sallami më i shtrenjtë se në Romë dhe buka më e shtrenjtë se në Gjermani. Kështu, tregtaret shqiptare janë bërë bashkëpunëtor të pavetëdijshëm në këtë komplot të madh, duke ofruar mallra me çmime aq të larta sa turistët të mendojnë 12 herë para se të futen sërish në supermarketet tona.

4. Uji i zi/bardhe!

Agjentët e huaj me metoda të sofistikuara, vijon raporti i SHISH, kanë bindur autoritetet të mos bëjnë asnjë progres në trajtimin e ujërave të zeza dhe furnizimin me ujë të pijshem. Impiantet e trajtimit të ujerave të zeza te ndertuara dhe vënë në funksionin para 10 vitesh nuk punojnë ndërsa ka një plan të detajuar që premtimi i lashtë për ujë të pijshem 24 orë të mbetet gjithë jetën premtim. Operacioni “rubinetat e thata” është në veprim prej 33 vitesh dhe parashikohet të mbyllet në vitin 2124!

5. Rrugë të florinjta

Megjithëse ka zera se agjenturat e huaja në bashkepunim me agjentet lokal kanë rritur kostot e ndërtimit të rrugëve, në dorë të SHISH ka rënë një email me subjekt: “te mesojme kosovaret”.

Në tekst thuhet se Kosova ka ndërtuar dy prej autostrada e me të mira në rajon, por kosovaret nuk janë mësuar të paguajne në rrugë, sepse qeveria në Prishtinë nuk pranon të vendose tarifa. Është detyrë e Shqipërisë, që përmes tarifave në rrugë në monedhen që ata përdorin (euro) të mesoje shqiptarët e Kosovës se si paguhet ndërkohë që vozit në rrugë. Objektivi është që udhëtimi me makinë të bëhet me i shtrenjtë se udhëtimi me avion.

6. Goditja e madhe

Së fundi, në një goditje spektakolare, agjentët e huaj në bashkëpunim me krimin e organizuar shqiptar dhe atë ndërkombëtar kanë zhvleresuar euron. Euro e dobësuar është garanci shtesë që të ketë sa më pak të huaj dhe shqiptare të Kosovës. Bashkepunimi per këtë pikë shtrihet sa nga drejtoria e pastrimit të parave aq edhe te sistemi i drejtësisë dhe ai bankar.

7. Greqia

Raporti veren se veçanërisht pas çështje Beleri, Greqia, që vjet kapi 36 milionë turistë, është hedhur në sulm për të demtuar sezonin turistik në Shqipëri. Është dora greke (pavarësisht se nuk ka prova) që Shqipëria po telendiset këto ditë nga UNESCO per Butrintin, Beratin, Gjirokastren.

***

Kështu të dashur lexues nëse shikoni ndonjë të huaj që pi koktejl në Jug, buzeqesh me pamje të lumtur dhe thotë sa lirë është këtu me siguri është agent rus, serb ose grek. Nëse këto fjalë i thotë ndërkohë që plazhi është bosh, me siguri është poliagjent që po shijon rezultatet e operacionit PPT (plazhet pa turiste).