Prokuroria e Korçës komunikoi ditën e sotme procedimin e një polici që sipas kësaj prokurorie kur ka qenë në spital dhe një i afërm i viktimës në Pogradec i është afruar për t’i thënë që viktima është goditur i ka thënë të afërmit: “Ik mor andej ti pijanec”.
Por duhet të themi edhe që polici i proceduar është polic i thjeshtë patrulle dhe ka zero në dorë të ndikojë hetimin, sepse hetimin e bëjnë OPGJ, policia kriminale dhe prokuroria.
Efektivi që është proceduar sot nga prokuroria e Korçës nuk ka mundësi e kompetencë për të hetuar, pra as i prish dot hetimet e as i ndreq dot. Është polic patrulle.
Prokuroria duke qenë nën presion të dyfishtë nga deklarata e kryeministrit dhe medias e ka të pamundur në këtë fazë të hetimit të ndryshojë akuzën pa e bazuar në prova të reja.
Duket se me hetimin e nisur ndaj efektivit të patrullës së policisë është bërë “koka e parë e turkut” me përmbushjen e drejtësisë popullore e një turme që do gjake dhe të shtetit i cili hedh copën e parë të mishit, një polic patrulle.