Gazetarja Ola Xama ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook ku në sfond duket zona ku ngrihet Green Coast. Xama shkruan se kjo është një nga zonat më ekskluzive që ofron turizëm elitar në Shqipëri.
Por po në atë sfond duken në ajër re tymi të zeza. Teksa ironizon Xama shkruan se me siguri dhe renë e zezë të tymit e kanë financuar shërbimet e huaja për të sponsorizuar turizmin tonë.
“Ky është Green Coast. Një nga zonat më eksluzive që ofron turizëm elitar në Shqipëri. Me siguri këtë renë e zezë të tymit e kanë financuar shërbimet e huaja për të sabotuar turizmin tonë. Video është bërë dje, datë 22 gusht 2024, në kulmin e sezonit turistik”, shkruan gazetarja në postimin e saj.