Përgjatë gjithë këtyre ditëve kryefjala e mediave rozë dhe biseda në çdo tavolinë shqiptari ka qenë konkurrenti i Big Brother Vip, Luiz Ejlli.
Në gjithë këtë rrëmujë të krijuar pas deklaratës së banorit se është sëmurë dhe më pas analizave ku rezultoi që është në gjendje të mirë shëndetësore, të gjithë prisnim një deklaratë nga familajrët e këngëtarit për të treguar si qëndron e vërteta dhe për të rënë të gjithë rehat.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk erdhi dhe ndjekësit e portalet fillojnë të aludojnë se Luizi nuk flet me familjarët e tij.
Janë dashur këto aludime që familjarët e këngëtarit të reagojnë dhe të hedhin poshtë këtë gjë duke e cilësuar si “shpifje”.
Ata kanë kërkuar nga protalet dhe ndjekësit që të komentojnë dhe të shkruajnë për atë që Luizi jep aty brenda shtëpisë pa përfshirë njerëz të cilët ndodhen jashtë.
“Përshëndetje! Duke ju uruar që të jeni mirë, në emër të familjes së Luizit duam të sqaarojmë opinionin publik për shpifjet që qarkullojnë në emër të djalit tonë ndërkohë që vazhdon rrugëtimin e tij në Big Brother Vip!
Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta për të përfituar në kurrizin e tij, këto janë lajme të rreme vetëm si e si të bëhet lajm. U lutemi të kemi mirëkuptimin tuaj dhe të shkruani për atë që Luizi po jep në BBV jo duke përfshirë njerëz të tjerë që janë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.
Me shumë dashamirësi dhe respekt familja e Luizit!”, shkruhet në deklaratën e familjarëve të postuar në Instagramin e këngëtarit e cila menaxhohet nga vetë ata.