Një nga problemet më të medha të verës mund të themi që është gatimi i pjatave të rënda e të lodhshme. Duke qenë se zakonisht temperaturat janë të larta preferohen receta sa më të lehta e hidratuese për trupin.
Kështu këtë periudhë qëndrojmë pak larg mishit e brumrave e fokusohemi tek perimet. Sot do të tregojmë dy mënyra të shpejta se si të gatuani perime të ftohta në formë sallate që do ju mbushin tavolinën me shije, vitamina e freski. Ndiqini ato hap pas hapi mëposhtë për të marrë çdo shije të verës në formën me të lehtë.

Sallatë me barbunja
Përbërësit
300 gr barbunja jeshile
2 domate
3-4 gjethe borzilok
Kripë
Piper
Vaj ulliri

Përgatitja
Si fillim udhëzohet që të zieni mirë barbunjat e njoma për 5-10 minuta. Më pas kullojini dhe lërini ato të ftohen në një enë të thellë, duke shtuar në fund domaten e prerë hollë bashkë me gjethet e borzilokut të prera hollë. Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe shtoni aty kripën piperin dhe vajin e ullirit. Ruajeni në frihorifer të paktën 15 minuta e më pas konsumojeni të ftohtë në formën e sallatës.

Sallatë me fasule
Përbërësit
200 gr fasule
1 qepë e kuqe
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Uthull molle

Përgatitja
Zieni fasulet si zakonisht në ujë dhe lërini të ftohen, ose zgjidhni fasule të gatëshme dhe vendosini ato në një enë të thellë. Nëse keni zgjedhur të përdorni fasule të gatëshme mos harroni të shpëlani ato me ujë të bollshëm para se t’i përdorni. Grini hollë qepën dhe bashkojeni me fasulet e më pas shtoni të gjithë përbërsit e tjerë. Hidhni vajin e ullirit bashkë me uthullën e mollës për më shumë shije e në fund shtoni kripë e piper sipas dëshirës. Ruajeni në friorifer për 15 minuta e më pas mund ta konsumoni me disa gjethe mente sipër./AgroWeb