Kantautori Redon Makashi vijon të mbajë të njëjtin qëndrim në lidhje me koreografen Rexhina Çuko. Në një rrëfim për “Goca dhe Gra”, Makashi tha se mes tij dhe Çukos nuk ka pasur asnjë fejesë, pavarësisht se ballerina tha tjetër version.
“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë”, u përgjigj ai.
Teksa i përgjigjej pyetjeve, kantautori theksoi se nuk ka fëmijë, por është i mendimit se ka ardhur koha të bëhet baba.
“Fëmijë nuk kam, por ka ardhur koha për të pasur një fëmijë… s’ka ku shkon më”, tha ai.
Ç’ndodhi mes Makashit dhe Çukos?
Mediat raportuan lajmin e fejesës, por kjo gjë u mohua nga Makashi. Më pas, vetë Çuko tha se mes tyre ka pasur fejesë, por që janë ndarë. Megjithatë, kantautori thotë të kundërtën.