
Shkodër – Një megaaksion policor ka nisur që në orën 5 të mëngjesit në Dobraç të Shkodrës dhe në disa zona të tjera.
Burime pranë hetimeve bëjnë të ditur se ky operacion lidhet me masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona.
Deri në këto momente nuk ka raportime zyrtare për të arrestuar në kuadër të këtij aksioni, ndërkohë që dy prej të dyshuarve për ngjarjen janë arrestuar më herët dhe ndodhen në burgun e Reçit.
Operacioni vazhdon, dhe pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim./gazetajonë