Moderatorja Aulona Musta po shijon disa ditë relaksi me bashkëshortin e saj, ndërsa është aktive edhe për ndjekësit në Instagram me të cilët ndan shumë detaje nga jeta e saj.
Së fundmi ajo hapi një ‘ask me a question’ në rrjetin social ku pyeste ndjekësit nëse kishin nevojë për këshilla apo mendime nga ana e saj. Por një nga përdoruesit e rrjetit social, ka vendosur ta pyesë Aulonën për burimin e saj të të ardhurave në këtë ‘bisedë’ virtuale.
“Ku i gjen gjithë ato lekë ngele çdo ditë të vitit me pushime, apo burri me kanabis?”- shkruan ndjekësi, të cilit Aulona nuk ngurroi t’i përgjigjej.
Moderatorja fillimisht i tregoi ndjekësit të gjitha burimet e saj të të ardhurave, dhe pasi “i bëri llogaritë” e veta, ajo i drejtohet personit në fjalë me pyetjen: “Ti të tuat i ke bërë?”
“Kam tre biznese, plus Instagrami që është biznes më vete u bënë 4, plus një punë në televizion, u bënë 5 burime të ardhurash. Plus puna e burrit, imobilate/shitje blerje pronash u bënë 6 burime të ardhurash (po pate ndonjë pronë për të shitur ose blerë na thuaj).
Ndërkohë po mendoj/planifikoj/projektoj të ndërtoj edhe dy biznese të tjera brenda vitit të ardhshëm.
Ja llogaritë e mia t’i bëra. Ti të tuat i ke bërë? Se ky është halli, që duke bërë të miat, harron se duhet të merresh me të tuat dhe pasta i hakërrehesh fatit dhe botës.
P.s: Të them një sekret të vogël, zakonisht burrat që merren me kanabis nuk nxirren në Instagram me fytyrë, mbahen sekret”- thuhet në postimin e plotë të Aulonës.