Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi më 9 shtator caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj kryetarit Rexhë Byberi dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi kanë kryer veprime e mosveprime që konsiderohen si mospërmbushje e rregullt e detyrës, në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Sipas SPAK, dyshohet se paligjshmëritë për të cilat akuzohen kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërnaja kanë të bëjnë me hapjen e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga këshilli bashkiak.
Byberi ka caktuar nënkryetaren tjetër, Zyra Islamaj, si kryetare të bashkisë së Tropojës deri në një urdhër të dytë./ Gazeta Jone