Këngëtarja Rezarta Shkurta ka kujtuar gjyshen e bashkëshortit të saj, Nexhmije Hoxhën. Ajo ka ripostuar në Instastory, një video që ka publikuar më 26 Mars 2020, ditën e vdekjes së gruas së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Rezarta është shprehur se e ka njohur si një gjyshe, jo si politikane dhe kjo është e vetmja shëmbëlltyrë e saj që mban mend.
“Tek po bëja scroll postimeve, më doli para kjo video dhe ndjeva mallëngjim. Në fëmijërinë time, gjyshërit nga babi nuk arrita t’i njoh. Gjyshen nga mami e humba kur isha e vogël. Ti ishe e vetmja shëmbëlltyrë e gjyshes për mua.
Unë nuk e njoh politikën, e nuk dua ta njoh. Unë të njoha ty si një gjyshe të mençur, që të gjeja duke shkruar, dhe të lija sërish me penë në dorë”, ka shkruar Shkurta.