Janë mbajtur homazhet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë për të nderuar jetën dhe veprimtarinë artistike të producentes të ndjerë, Vjosa Berisha. Homazhet nisën me një fjalim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, më pas të producentit Yll Uka, e në fund ka folur edhe bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.
Në mesin e emrave të njohur që ishin pjesë e ceremonisë ka qenë edhe Robert Berisha. Pas homazheve, Roberti ka shkruar fjalët më të mira në Librën e Kujtimeve, për producenten, me të cilën ai ka edhe lidhje familjare. Ai shkruan:
“Vjosa jonë ma e mira, të fala kon do që e takon atje, e sidomos mamit Teutë, që t’ka dashtë shumë. Të dojmë shumë – Robert Berisha”. Nëna e Robert Berishës u nda nga jeta në fillim të 2021 pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Regjisorja e njohur Vjosa Berisha u nda nga jeta më 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër, pas një beteje disamujore me kancerin e vezoreve.