ROGAT Security e Begator Mane , e preferuara e Erinda Finos: Zbulohet skema me tenderët fiktiv, 4 kompani “fantazmë” të përfshira

Nga Redaksia Investigative – Gazeta Jonë

Kompania ROG.AT Security ka marrë në 17 korrik 2023 pagesën e radhës nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në kuadër të tenderit gjigant prej 350 milionë lekë të zhvilluar pranverën e këtij viti me objekt blerje “Paisje me sinjalistike, sistem monitorimi,uniforma dhe armë për inspektim”.

Gazeta Jonë ka konsultuar urdhër pagesat e thesarit dhe rezulton se APR po vijon pagesat ndaj kompanisë së sigurisë fizike me një periodicitet një herë në muaj në shuma të ndryshme që prej 24 prillit 2023.

Frikë pasi u pikasën, a do të firmosë Erinda Fino tenderin që iu dha me marifet kompanisë ROGAT Security ?

Rezulton se ROGAT Security në pronësi të Begator Manes është kompania e preferuar e APR-së së drejtuar nga Erinda Fino për tenderët e zhvilluar prej saj duke i fituar përmes procedurave të dyshimtja për të cilat do të flasim më poshtë, pasi ka dyshime se bëhet fjalë për një skemë të mirëmenduar me qëllim shmangien nga radarët e kontrollit dhe medias.

ROGAT Security ka përfituar rreth 1.3 miliardë lekë gjatë tre viteve të fundit prej thesarit dhe pjesa dërrmuese e këtyre parave janë transferuar pikërisht nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

ROGAT Security e Begator Mane , “fiksimi” i Erinda Finos: Zbulohet skema me tenderët fiktiv, 4 kompani “fantazmë” të përfshira

Garë fiktive

Tenderi në fjalë me fond limit 29 101 000 është fituar nga ROGAT Security me një vlerë 28 570 000 lekë ose me 98% të fondit limit!

SKANDAL në tender , ROGAT Security e Begator dhe Marsel Mane fiton 97 milionë lekë me shkelje, prokurorët me pushime

Kjo përqindje është shumë e lartë duke konfirmuar se ka patur një mungesë të theksuar konkurrence edhe pse në letra duket se kanë ofertuar 5 kompani bashkë me fituesin. Po si mundet që të kenë ofertuar 5 kompani dhe ROGAT Security të jetë shpallur fituese duke kapur “bingo” me një vlerë sa 98% e fondit limit?

Gazeta Jonë është konsultuar me specialist që njohin procedurat e tenderëve që konfirmojnë se këtu ka dyshime të forta për një organizim fiktiv të tenderit me një fitues të paracaktuar dhe se të gjithë të tjerët kanë marrë pjesë vetëm për të plotësuar skemën.

ROGAT Security e Begator Mane , e preferuara e Erinda Finos: Zbulohet skema me tenderët fiktiv, 4 kompani “fantazmë” të përfshira
ROGAT Security e Begator Mane , e preferuara e Erinda Finos: Zbulohet skema me tenderët fiktiv, 4 kompani “fantazmë” të përfshira

Mediat shërbejnë vetëm për të ngritur shqetësimet dhe denoncuar shkeljet, pastaj i mbetete organeve përgjegjëse që të bëjnë verifikimet përkatëse.

Në këtë tender kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë pesë kompani.

E para është RO.GAT Security e cila është shpallur fituese me mbi 98% të fondit limit. Kompani të tjera janë: “Open Tech Consulting & Services” Shpk; “VOJVODA” shpk; “TREZHNJEVA” shpk; “LEKA” shpk.

Çuditërisht, ditën e hapjes së ofertave ka rezultuar se të katërta kompanitë e tjera përveç fituesit janë skualifikuar për të njëjtat shkaqe dhe specifikisht sipas APP-së se “Nuk ploteson kriteret e pergjithshme per kualifikim, pasi nuk ka paraqitur shtojcen 8 Formularin Permbledhes te vetedeklarimit”.

Pra, të katërta kompanitë janë futur në tender dhe nuk kanë dorëzuar të njëjtin dokument duke u skualifikuar të gjitha!

Krahas kësaj, kompania “Open Tech Consulting & Services” Shpk e Ermal Xhaferrit rezulton me një xhiro vetëm 7 milionë lekë në vit gjatë viteve të fundit dhe nuk mundet që në fillim të përmbushë kushtet bazike të pjesëmarrjes në një tender të tillë duke konfirmuar të gjithë fiktivitetin e kësaj procedure.

Skema

Nga verifikimet që ka bërë Gazeta Jonë rezulton se tre kompani “VOJVODA” shpk; “TREZHNJEVA” shpk dhe “LEKA” shpk janë pjesëmarrëse thuajse në të gjithë tenderët ku është shpallur fitues RO.GAT Security nga APR dhe janë skualifikuar pikërisht për mosdorëzim dokumentesh.

Dhe çuditërisht asnjëra prej kompanive nuk është ankuar!!

Praktikisht ka dyshime të forta se kompanitë shërbejnë vetëm për të treguar se në tender ka konkurrencë duke u hedhur hi syve prokurorisë, medias dhe mbi të gjitha qytetarëve që paguajnë taksa.

Gazeta Jonë do të vijojë të raportojë për këto procedura të dyshimta tenderësh në APR dhe nga kompania RO.GAT Security.

Vijon…

*Shkrimi është publikuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i gazetarisë investigative në Shqipëri”, mbështetur nga organizatat europiane të medias.