
Këngëtarja e njohur Rona Nishliu është një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Në vitin 2012, Rona ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Ajo vitet e fundit ka qëndruar shumë e tërhequr nga muzika. Së fundmi ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit e cila shihet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me autoren e hitit “Suus”. Kujtojmë që Rona u martua në vitin 2019 me anë të një ceremonie të fshehtë. Sot ajo është nënë e dy fëmijëve vajzës Noas dhe djalit të quajtur Bardhyl.