Një video me përmbajtje sensitive, është publikuar nga Joq, ku shihet një vajzë në gjendje të rënduar psikologjike, e cila bërtet në rrugë, dhe duket se hedh dritë mbi një ngjarje të rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku në zonën e Don Boskos mbetën të plagosur dy persona, Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi.
Vajza në fjalë pretendon se i riu, Metushi e ka ‘ngrënë plumbin kot’, ndërsa fajëson të afërmin e Kastriot Elezajt, Alket Elezaj, se dhunon vajzat e pambrojtura.
Sipas vajzës protagoniste në video, një prej vajzave të dhunuara është motra e saj.
“E hëngri plumbin kot Ronaldo, nga pleshtat, përfitojnë nga Ronaldo, nga Armela, nga motra, k… në p… Merreni me urgjencë policinë, Alket Elezaj ta marrin në polici, ju që dëgjoni, Alket Elezaj, jo Kastriot, Alket Elezaj.
Dhunon vajzat e pambrojtura që pijnë kafe te Fajoni, Alket Elezaj, pederasti i… Po nuk e futa në burg, Alket Elezajn, që prek motrën time me dorë, do ta var prej k… kaq!
Alket Elezaj prej Dibre që prek motrën dime me dorë”, shprehet vajza në gjendje dëshpërimi.