Moderatorja Roza Lati, gjatë një debati me astrologen Meri Shehu lidhur me përshtatshmërinë e shenjave të horoskopit.
Astrologia po përshkruante shenjën e binjakëve, ku i cilësoi si sipërfaqësore, ndërsa Roza ndërhyri duke thënë se “binjakët” u shkojnë thellë gjërave.
“Binjakët u shkojnë thellë gjërave dhe i mendojnë shumë mirë”- u shpreh Roza.
Moderatorja Roza Lati, është përfshirë në një debat me astrologen Meri Shehu gjatë punatatës së sotme të “E Diell”. Shkak për këtë u bënë disa mendime të ndryshme për shenjën e horoskopit të Rozës.
Më tej Meri e ngacmoi Rozën, duke e pyetur “Përse nuk je e martuar, meqë nuk je sipërfaqësore”- duke nxitur kështu Rozën që të fliste lidhur me jetën e saj private.
“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.
Roza zbuloi se i dashur i saj gjithashtu është “binjak” dhe të dy shkojnë shumë mirë.