Nëse ka diçka që Rozana Radi nuk ngurron ta bëjë në rrjetet e saj sociale, janë reagimet e herë pas hershme në lidhje me tema që e shqetësojnë.
Por, ky i fundit është disi ndryshe, pasi nuk e hasim shpesh. Këngëtarja e njohur me anë të një postimi në Instagram u ka bërë thirrje të gjithë atyre që postojnë foto me varret e të afërmëve të tyre, të ndalojnë së bëri këtë.
Sipas Rozanës kjo është diçka e gabuar dhe prandaj quhet paqe e përjetëshme.
“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë! Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen.
Çfarë do t’i tregoni “popullit” të Facebook dhe Instagram me këto foto? Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e përjetshme!”, -ka shkruar Radi.