Njësia speciale e Policisë së Shtetit, “Fast Albania” në bashkëpunim me Interpol Tiranë dhe blutë e Durrësit kanë arrestuar një person vetëm disa orë pas shpalljes në kërkim nga Interpol Roma.
Në pranga është vënë shtetasi Afrim Gjergji, 46 vjeç, banues në Durrës, i kapur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.
“Interpol Roma e shpalli në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, ditën e djeshme, pasi Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 46-vjeçari është dënuar nga autoritetet italiane, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.” – thuhet në njoftimin e Policisë.