Sipas dëshmisë së Artan Tafanit, është arritur të zbardhen dhe vrasjet e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, ngjarje të ndodhura në shtetin grek.
Këto dy vrasje janë kryer me pagesë për llogari të Laert Haxhiut.
Ndërsa në pranga gjatë operacionit policor kanë rënë dhe dy emra të njohur të botës së krimit në Pogradec, Mariglen Topuzi dhe Firdeus Berberi.
Komunikimi i arrestit Firdeus Berberit së bashku me Laert Haxhiut i është bërë në një burg të Greqisë.
Berberi është djali i Ilir Berberi alias “Lilit të Rrushkës”, aktualisht në burg për mbajtje pa lejë të armëve.
Gjithashtu grupi veç vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë dyshohet se ka kryer dhe një vrasje tjetër në këtë qytet, atë të Artur Breshës të ndodhur në Tepelenë. Mes personave të arrestuar në Pogradec është dhe Bledar Berberi, vëllai i Meard Berberi i njohur në Pogradec me nofkën “Koro”.
Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi janë arrestuar teksa qëndronin në ambjentet e një kafeneje në qëndër të Pogradecit.