Bashkia e qytetit të Lezhës ka paralajmëruar sërish qytetarët për rrezikun nga përmbytjet pas mesnate.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, qytetarëve i kërkohet të bëjnë kujdes pasi parashikohet furtunë dhe përmbytje.

Moti i keq solli reshje shiu mëngjesin e sotëm në Vlorë dhe Sarandë, por rreziku nga përmbytjet nuk ishte i madh.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas mesnatës priten reshje të dendura shiu!

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent  të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049,” thuhet në njoftimin e baskisë”, njofton Bashkia Lezhë.