Bulevardi-i-Peshkopise

Skandaletnuk kanë te4 mbaruar në Bashkinë Dibër të drejtuar nga Rahim Spahiu, një personazh i denoncuar vazhdimisht nga Gazeta Jonë për bëmat e tij.

Sipas policise, dy punonjës të bashkisë dhe një tjetër janë rrahur në mes të qyetit, në zonën e Bulevardit. Të tre janë shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.(punonjës të bashkisë Dibër).

Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.