Në news 24 është trajtuar historia e një të riu i cili është mashtruar nga e reja të cilën e kishte njohur në rrjetet sociale.
Marjana Gjonaj është gruaja e cila fillimisht është shfaqur si e dhunuar nga familjarët e vëllezërit, teksa nga ana tjetër ishte e martuar dhe kishte një vajzë dhe burri i jetonte në Angli.
Teksa i riu u përball me këto fakte, Marjana kishte arritur ti zhvaste rreth 14 mijë euro me pretekste të ndryshme, duke përdorur edhe fëmijën e saj, vajzën.
E akuzuar edhe më herët për mashtrim, Marjana ka ende disa procese gjyqësore në lidhje me parà që ka marrë nga ish vjehrra por edhe nga kushërinj të saj, shuma të cilat arrijnë deri në 20 mijë euro.
Teksa rezulton se Marjana është një ndër 20 gratë e kërkuara nga Interpol në lidhje me mashtrime e akuza të tjera që rëndojnë mbi të.
I riu në një lidhje live ka rrëfyer detaje që nga njohja deri në përfundim të historisë me të: Më në fund po fle i qetë, jetoja prej 6 vitesh në Gjermani, më bëri ftesë në rrjetet sociale, shfaqej si njeri i dhunuar nga familja dhe vëllezërit.
E njoha vitin e kaluar në qershor.Ajo ishte e martuar me Ilir Dukën nga Përrenjasi. Të ëmën e tij e ka mashtruar i ka marrë 20 mijë euro dhe është zhdukur.
Është nga Mokra e Pogradecit. Me pas ka mashtruar një kushëririn e saj. Ndër 20 gratë më të kërkuara nga Interpoli, rrija pa cigare dhe bukë për t’i dërguar para asaj.
Ka vajtur me dy djemtë dhe vizitonte motrën time, aty e kuptova unë gjithë situatën…Më pas nuk fliste më, njëherë në javë a 10 ditë më thoshte mami dhe motra që ajo mashtron se unë lekët nuk ja mar dot por ama as nuk ja fal dot.
Unë i kam mbajtur fëmijët me bukë, për fëmijët nuk kursehem se ajo më mashtroi. Jam njohur ne qershor me të, këtë vit në mars e mora vesh për gjyqin më tha u zura për një tokë.
Kur e mora vesh po ta kisha afër mund ta kisha vrarë, ato lekët e mia do ti bësh ilaçe por ajo qeshte si e sëmurë se kuptoj dot. Ne flisnim me video koll, ndërsa vajza më mashtronte më thoshte na duhen lek.
Kur mora Andin që kishte denoncuar, i thash do ta takoj unë avokatin se në fillim nuk ma jepte numrin pastaj fola me avokatin e pyeta për gjyqin më tha për mashtrim.
Si për mashtrim?
Po më tha i ka marrë një kushëririt 20 mijë euro, unë i thash i kam dhënë 14 mijë euro deri tani.E mora vesh më mbrapa që ka mashtruar.
Unë lekët i kam të gjitha me fatura, por ajo lekët i ka lënë më emër të vajzës ka disa karta bange.
Marjanës babai i ka vdekur, e ëma jeton në Greqi ka 4 a 5 vëllezër të tjerë… Fola me njërin prej tyre,,,
Pastaj e mora vesh që kishte një Facebook tjetër që mora vesh që ishte e martuar me vajzë…
I shkruajta vëllait të saj, e pyeta dhe më tha që ajo është e martuar…
Për foton që kishte dalë me burrin më tha që është i vëllai i madh, por vëllai tjetër më tha që ajo është e martuar burrin e ka në Angli.