Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka treguar një histori të vjetër, të pazakontë kur ka thirrur në shtëpi një teknik frigoriferësh.
Pasi kishte thirrur teknikun e parë që quhej Berti, ky i fundit e kishte parë mirë frigoriferin dhe ishte larguar duke thënë se duhej të merrte një paisje. Mirëpo, si u largua ai s’u kthye më, ndonëse moderatorja e priti për 6 orë.
Kështu Rudina thirri një tjetër teknik. Ai pasi e kishte parë për 45 minuta frigoriferin tha se nuk rregullohej më dhe i rrëfeu se si Berti i kishte vjèdhur një pajisje, tregoi Rudina.