Emiriana Sako, kryebashkiake e Durrësit dhe kandidate e PS për një mandat tjetër në krye të bashkisë, ka qenë e ftuara e radhës në podkastin e kryeministrit Edi Rama.
“[…] me Emiriana Sakon, arkitekten që kurrë s’ishte marrë me politikë, deri ditën që tërmeti e ngjiti në krye të bashkisë së Durrësit, ku prej 1094 ditësh ajo e ka shndërruar qytetin e saj në një prej më të pastërve në Shqipëri, falë një karakteri e serioziteti të posaçëm, të cilit i kushtohet episodi 3 i Podkastit FLASIM”, thotë Rama në prezantim.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri e ka pyetur Emiriana Sakon se sa herë gjatë këtyre tre viteve ka menduar që ta linte këtë punë, por kryebashkiakja e Durrësit tha me bindje se kjo nuk i kishte shkuar asnjëherë nëpër mend.
Edi Rama: Sa herë gjatë gjithë kësaj periudhe tre vjeçare, sa herë ke menduar që çfarë merrem me këtë punë, më mirë ta lë fare?
Emiriana Sako: Asnjëherë!
Edi Rama: Nuk e ke pasur kurrë këtë…
Emiriana Sako: Jo, asnjëherë!
Edi Rama: Në momentin që të ka ardhur në majë të hundës nga ndonjë situatë mbingarkese.
Emiriana Sako: Ka pasur lodhje shumë domethënë. Unë e kam marrë detyrën në 23 prill të 2020 dhe e diela e parë që kam qëndruar paradite, pra që nuk kam shkuar në bashki fizikisht, ka qenë mbase gushti i 2021. Pra kjo ka qenë një kohë shumë intensive pune por unë e kam parë si një mundësi që…
Edi Rama: Po sa herë të ka thënë burri ca merresh me këtë punë, lëre fare.
Emiriana Sako: I kam thënë që para se të thoja po, i kam thënë, po të pyes që mos më thuash pastaj pse s’na pyete, më le mua me kalamajtë apo i le kalamajtë rrugëve. E kur më thotë kështu, i them që të pyeta.
Edi Rama: Po prindërit? Sa herë i gjen me çehre të vrarë, me ilaçe për t’u qetësuar nga çfarë dëgjojnë kur të sulmojnë.
Emiriana Sako: Po, ime më më tepër domethënë se im atë është më indiferent si natyrë, më i ftohtë, por ajo është, edhe në zgjedhjet e marsit ishte, domethënë nuk guxoja të shkoja në shtëpi atje se fillonte me pyetjet, po ky tha kështu, po pse e tha ai atë? Tani është më e preokupuar që të takojë njerëzit e të bëjë fushatë për mua.