Vera eshtë e nxehtë dhe me avull, dhe me shumë aktivitete të planifikuara dhe më shumë argëtim në natyrë, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar.
Nëse nuk pini mjaftueshëm lëngje, mund të dehidratoheni, madje dehidratimi i lehtë mund të shkaktojë mungesë ekstreme të energjisë dhe rraskapitje.
Trupi përbëhet nga rreth 50 deri në 70 për qind ujë. Çdo organ, qelizë dhe ind në trup kërkon ujë sepse mbron indet, ndihmon në ruajtjen e temperaturës normale të trupit dhe lubrifikon nyjet.Gjithashtu ndihmon trupin të heqë qafe mbeturinat kur djersitemi, urinojmë dhe zbrasim zorrët.
Sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në SHBA, femrat kanë nevojë për 11.5 gota ujë gjatë ditës, ndërsa meshkujt 15.5.
Nëse pini më shumë se kaq, e vendosni veten në rrezik. Dr. Mike Ball për Eat This, Not That renditi efektet anësore të rrezikshme të konsumimit të tepërt të ujit.
Konsumimi i tepërt i ujit mund të dëmtojë veshkat
Nëse pini më shumë ujë se doza e rekomanduar ditore, rrezikoni nga hiponatremia, e njohur edhe si helmim nga uji.
Uji i tepërt mund të dëmtojë veshkat, duke e bërë më të vështirë për ta nxjerrjen e ujit të tepërt.
“Kur pini më shumë ujë, ai fillimisht përthithet në qarkullimin e gjakut, dhe më pas veshkat e filtrojnë atë të tepërt dhe e largojnë atë nga trupi si urina. Për një të rritur tipik të shëndetshëm, veshkat mund të heqin rreth një litër ujë në orë. Kjo do të thotë të konsumosh më shumë se një litër ujë për një orë më shumë se disa orë e vë njeriun në rrezik për të pasur shumë ujë në trup, si dhe disa efekte anësore”, shpjegon doktor Bol.
Simptomat e hiponatremisë përfshijnë të vjella, nauze, konfuzion, harresë dhe dhimbje koke, sipas Insider.
Nëse nuk reagoni menjëherë, mund të ndodhin halucinacione, konvulsione, të folur të paqartë, ndjenjë dobësie, ngërçe të muskujve, funksion të dëmtuar të trurit, madje edhe koma.
Sipas mjekëve, intoksikimi me ujë ka më shumë gjasa të ndodhë tek individët që bëjnë palestër ekstreme dhe pinë shumë ujë në vend që të konsumojnë elektrolite.
Gjithashtu, rreziku qëndron tek personat që marrin pjesë në gara në ujë të pijshëm dhe ata me vështirësi mendore për shkak të të cilave me vetëdije ose pa vetëdije pinë shumë ujë.