Ola Bruko është një ndër spikerat ikone të televizioneve shqiptare. Ditën e djeshme, më 1 dhjetor ajo ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur 40 vjeç.

Në këtë 40-vjetor ajo është emocionuar nga urimi i të bijës të cilin e ka ndarë në proflin e saj në Instagram.

“Je mami më e mirë në botë. Gëzuar ditëlindjen mami im. Faleminderit për çdo mbështetje që ti më ke dhënë. Këtë herë e kam unë radhën dhe po të them Gëzuar ditëlindjen mami im e dashur. Shpresoj që këtë urim ta pëlqesh. Të dua shumë. Nga vajza jotë Kloi. Të përfaqoj”, i shkruan e bija për të cilën Ola falenderon Zotin.

Ola ka falenderuar edhe të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj nga të cilët shprehet se ka marrë shumë urime.