Salçiçe Wudy me bakter të rrezikshëm, pse prokuroria nuk heton biznesmenin Sokol Meqemeja ?

Disa kohë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi me urgjencë qytetarët që të mos konsumonin salçiçet Wudy , dhe madje të shkonin te mjeku urgjentisht nëse kishin ngrënë të tillë. Nëse i kishin blerë, por nuk i kishin ngrënë atëhere duhej që t’i kthenin urgjent në supermarket.

Ka kaluar shumë disa javë nga ky njoftim me urgjencë dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.

Njoftimi i drojtur i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për salçiçet Wudy të infektuara me baktere vdekjeprurëse është deri më tani i vetmi reagim shtetëror në lidhje me skandalin.

Salçiçe Wudy me bakter të rrezikshëm, pse prokuroria nuk heton biznesmenin Sokol Meqemeja?
Salçiçe Wudy me bakter të rrezikshëm, pse prokuroria nuk heton biznesmenin Sokol Meqemeja ?

Janë me mijëra kilogramë të këtyre produkteve që janë hedhur në treg në tre muajt e fundit. Vetë biznesmeni Sokol Meqemeja e pranoi se gjatë komunikimit me kompaninë mëmë italiane e kishin pyetur nëse ka të vdekur në Shqipëri.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk është e mjaftueshme as për Ministrinë e Bujqësisë, që të nis një hetim administrativ për të verifikuar nëse kanë çaluar strukturat dhe as për prokurorinë që të nisë hetimet kryesisht.

Sepse bëhet fjalë për një bakter që dyshohet se në Itali u ka marrë jetën gjashtë personave dhe ka infektuar me dhjetra të tjerë. Deklarata e Meqemesë se këto produkte i konsumojnë 50 milionë italianë nuk e justifikon dot këtë krim.

Hetimet administrative e penale së pari duhet të zbardhin nëse janë konsumuar apo jo produktet me datë skadence 19 dhe 20 shtator, pra një ditë para se AKU të lëshonte alarmi. Nëse nuk janë konsumuar, a janë bllokuar dhe asgjësuar siç e kërkon ligji dhe rregulloret e strukturave shtetërore?

Hetimi duhet të sqarojë gjithashtu se cili ka qenë reagimi i kompanisë? A ka qenë bashkëpunuese, ashtu sikundër pretendon AKU? Nëse po, a ka qenë i sinqertë në këtë bashkëpunim, apo ekziston mundësia që t’u ketë ndryshuar etiketën e skadencës dhe të këtë hedhur sërish në treg produktin?

Përgjigjet mund t’i japin të drejtë kompanisë dhe biznesmenit Sokol Meqemeja, duke i zhveshur nga përgjegjësia ligjore. Por, nëse nga hetimet rezulton e kundërta, atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me terrorizëm, sepse bëhet fjalë për rrezikun në masë të shëndetit të popullatës, që s’mund të kalojë me fushata ndërgjegjësuese.

Si përfundim, qoftë e para qoftë e dytë kanë nevojë për përgjigje dhe përgjigjet nuk i japin as deklaratat e spektaklet e biznesmenit nëpër konferenca për shtyp dhe as njoftimet e drojtura të AKU-t. Përgjigjet i japin vetëm organet hetimore, që në vend të kësaj kanë zgjedhur të heshtin. /voxnews