Salcicet Wudy u shpallën shumë të rrezikshme nga AKU , hidhen miliona për rifutjen në treg: Me bakter , të pathënat e fushatës që t’i bëjë shqiptarët të harrojnë skandalin
Kompania FrigoFood shpk e Sokol Meqemesë po bën një përpjekje të fundit për të rifutur në treg salsiçen Wudy AIA pas skandalit të vitit të shkuar ku u rrezikua jeta e fëmijëve dhe të tjerëve që konsumuan këtë produkt në periudhën fund gushti dhe shtator 2022.
“Kthejini aty ku i keni blerë”, AKU jep alarmin për salçiçet “WUDY”: Është zbuluar bakteri i rrezikshëm
Në një reagim urgjent për konsumatorët përmes mediave, AKU kërkoi nga qytetarët që kishin konsumuar Wudy të shkonin urgjentisht te mjeku për shkak se ato përmbanin bakterin e rrezikshëm Listeria monocytogenes STI55, i cili përbën një rrezik të madh për shëndetin e njeriut pasi futet në trup.
Pas këtij njoftimi, AKU urdhëroi kompaninë FrigoFood që të mblidhte urgjentisht salsiçet Ëudy nga raftet e marketeve për të mos rrezikuar edhe më tej jetën shëndetin e qytetarëve.
AKU jep alarmin: Mos hani salçiçe Wudy , infektohen nga një bakter i rrezikshëm. Sokol Meqemeja përgjegjës
Pas skandalit reagoi edhe pronari i FrigoFood Sokol Meqemeja, i cili hëngri salsiçen live për të dhënë siguri në produktin e tij pavarësisht se AKU kishte konstatuar bakterin shumë të rrezikshëm.
Çfarë po ndodh tani?
I gjithë ky skandal e nxorri nga tregu Wudy-n , ku konsumatorët e shihnin nëpër markete, por nuk e blinin për shkak të rrezikut që u tha se paraqiste për shëndetin e tyre.
Përballë kësaj situate, kompania kishte dy rrugë: Ose të ribrandonte salsiçen ose të niste një fushatë publicitare të gjerë për t’i mbushur mendjen shqiptarëve që të rifillojnë ta blejnë.
Kompania zgjodhi të dytën duke hedhur shuma të mëdha parash në fushata marketingu për këtë salsiçe të cilësuar të rrezikshme nga AKU.
Krahas kësaj, Gazeta Jonë mëson se po bëhen përpjekje të mëdha me menaxherë marketesh që t’i ripranojnë këto salsiçe në raftet e tyre pasi një pjesë nuk i rifuti pas heqjes në shtator.
Synimi është që të harrohet çfarë ndodhi në shtator 2022 dhe konsumatorët ta “hanë” grepin dhe të rifillojnë konsumin e Wudy-t sikur të mos kishte ndodhur asgjë!
Në fakt, askush nuk mbajti përgjegjësi në radhë të parë për çfarë ndodhi në shtator. Kompania u mjaftua me vetëm një njoftim për shtyp, nuk nisi asnjë hetim për cënim të shëndetit të qytetarëve!
Tani kërkohet të harrohet gjithçka, sikur nuk ka ndodhur kurrë! /Gazeta Jonë