
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mes ovacioneve në selinë e PD-së, nga ku më pas do të nisë edhe marshimin drejt sheshit përpara kryeministrisë.
Për pak minuta pritet që të nisë edhe protesta kombëtare e thirrur nga PD dhe një pjesë e shoqërisë civile.
Berisha është pritur me thirrjet e zakonshme nga mbështetësit e PD-së, ndërkohë që qindra qytetarë janë nisur nga rrethet në mbështetje të protestës në Tiranë.
Protesta gjatë ditës së sotme sipas demokratëve do të jetë fillimi i qëndresës së tyre për rrëzimin e pushtetit të Edi Ramës, dhe dërgimit të vendit në zgjedhje.