Mbrëmja e djeshme ishte shumë e veçantë për Sara Hoxhën. Bukuroshja performoi në “Dancing With the Stars” me këngën “Shko” me të cilën Ledri Vula ngriti kupën si fitues i “Top Fest” në vitin 2015.
Sara ia dedikoi mbrëmjen partnerit të saj teksa u shpreh: Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia përkushtoj Ledrit.
Në fund të kërcimit ajo tha e emocionuar: Kjo ishte shumë gjë e veçantë. Momenti që unë dëgjoja Ledrin dhe shikoja Luixhinon, do doja shumë ta kisha zëvendësuar Luixhinon në atë moment! Më fal (drejtuar balerinit)!