“E hodha sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”. Kështu ka deklaruar në policinë e Shkodrës nëna 32-vjeçe që hodhi foshnjën në lumin Kir 8 ditë pasi e lindi. Trupi i pajetë u gjet pas kërkimeve në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir. Gremi akuzohet për vrasje me dashje.
Orjana Gremi mori bonusin dhe doli nga materniteti në 4 janar, 4 ditë pasi e solli në jetë foshnjën. 32 vjeçarja rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër tek të afërmit e saj. Njoftimin në polici e kanë bërë misionaret e kishës katolike pasi kanë parë që e reja nuk ka pasur fëmijën.
32-vjeçarja e kishte paralajmëruar, pasi u kishte thënë më parë mjekëve se do ta hidhte fëmijën në lumë. Ajo nuk ishte e martuar dhe jeton me dajën.