Teksa nesër do të jenë 6 orë në dispozicion sa i takon Portit të Durrësit, kreu i PD Sali Berisha paralajmëron se do të jetë betejë e fortë parlamentare.
Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, tha se duhet të mbrojnë interesin publik.
Berisha: Prandaj ne, të gjitha këto çështje madhore për portin, duhet t’ia bëjmë të qartë shqiptarëve.
E ka vënë çështje të parë në rend dite, ne do qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës. Do përpiqen të na bllokojnë.
Se ai ka urrejtje patologjike për fjalën, për parlamentin, për opozitën sigurisht.
Ndaj edhe parashikohet një betejë parlamentare shumë e fortë, shumë e fuqishme.
Duhet, zotërinj deputetë, të mbrojmë me vendosmërinë më të madhe, interesat e qytetarëve shqiptarë, interesat e publikut te porti i Durrësit.
Ne do ngremë komision hetimor parlamentar. Do përfshijmë edhe portin e Vlorës dhe Sarandës.
Ky po i heq Shqipërisë, ato që i ka pasur në shekuj.
Përveç kësaj, është shkelja më flagrante e MSA. Janë tre nene që kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave.
Ndaj dhe nesër e kemi një ditë shumë të rëndësishme në parlament. Duhet të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona që të mbrojmë interesin publik.