
Seher është e tronditur pas atyre që ka mësuar për Jamanin. Ajo nuk di çfarë të besojë më. Jaman e vë re që Seherin e shqetëson diçka. Volkan është rikthyer për tu hakmarrë dhe jeta e Aliut është në rrezik. Jusuf organizon një lojë në shtëpi duke i bërë të gjithë si indianë. Jaman shpëton Seherin gjatë lojës dhe i thotë se do e mbrojë gjithmonë. Seher dëshiron t’i besojë fjalët e tij, por pas gjërave që i tregoi Zuhal e ka të vështirë.