Aktorja e njohur italiane, Ornella Muti, e cila nga ana e nënës është me origjinë ruse ka folur së fundmi për luftën në Ukrainë. Ajo është pyetur se cili është mendimi i saj lidhur me këtë situatë dhe aktorja pati disa momente hezitimi.
“Unë jam gjysmë ruse dhe është një çështje që s’më përket mua. I dua shumë rusët dhe ata më duan mua dhe për këtë më vjen keq. Lufta është gjithmonë e gabuar”, tha Ornella.
Kur gazetarja e pyeti se kush është agresori dhe kush është viktima, aktorja vetëm tundi kokën pa dhënë asnjë përgjigje.
Deklarata e saj ka shkaktuar shumë diskutime tek opinioni publik.