Prokuroria Fier sekuestron 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro të vëllezërve J.H. dhe G.H të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike.
Sipas Prokurorisë Fier dyshohet se pasuritë e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit. Dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e llogarive bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregtare, etj, me vlerë mbi 2.5 milion euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale e shtetasve J.H. e G.H..
Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:
1. Pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 375.4 m², me vendodhje në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
2. Pasuri të llojit “bodrum garazhde” me sipërfaqe 198.5m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
3. Pasuri të llojit “bodrum garazhd” me sipërfaqe 113m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
4. Njësi tregtare “Magazinë” me sipërfaqe 1200 m2, në rrugën interurbane kryesore “Fier-Lushnjë”;
5. Pasuri e llojit “Papafingo”, me sipërfaqe totale 399.6 m², në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu”, Fier;
6. Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 56.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
7. Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
8. Pasuri e llojit “Apartament”, 73.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
9. Pasuri e llojit “Apartament”, 103.8 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
10. Pasuri e llojit “Apartament”, 73.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
11. Pasuri e llojit “Apartament”, 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu”, Fier;
12. Pasuri e llojit “Apartament”, 100.4 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
13. Pasuri e llojit “Apartament”, 78.7 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
14. Pasuri e llojit “Apartament”, 100.4 m, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
15. Pasuri e llojit “Tokë Truall”, 1500 m2, km 12, rruga interurbane kryesore “Fier-Lushnjë”;
16. Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1920m2, në Lushnjë;
17. Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1998 m2 në Lushnjë.
18. Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 607 m2, në Lushnjë;
19. Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 893 m2, në Lushnjë;
20. Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 935 m2, në Lushnjë;
21. Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1063 m2, në Lushnjë;
22. Pasuri lloji “Ullishte”, me sipërfaqe 3300 m2, në Kolonjë, Lushnjë;
23. Pasuri e luajtshme automjet “Mercedes-Benz” ML, model AMG, viti prodhimi 2011;
24. Pasuri e luajtshme automjet “Hyndai Avante”, viti prodhimi 2016;
25. Pasuri e luajtshme automjet “Hyndai Tucson”, viti prodhimi 2021;
26. Subjektit tregtar PF, me emër “Xh. H.”.
27. Subjekt tregtar PF,me emër “A.H.”, me objekt të veprimtarisë: “Palestër dhe Qendër Estetike”.
28. Subjektit tregtar PF, me objekt të veprimtarisë “Fermë bujqësore”;
29. Subjektit tregtar “E.F”, me objekt të veprimtarisë: “Palestër, hapësirë për aktivitete të ndryshme sportive si dhe operacione tregtare me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
30. 6 (gjashtë) llogari bankare dhe shumave monetare në këto llogari, në total 97.150 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë mijë) Euro dhe 1,575.142 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzetë e dy) Lekë, në emër të shtetasve A.H., G.H., J.H., B.H. dhe subjektit “E.F.”sh.p.k., pranë dy bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.
Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Seksionit të Prokurorisë, si dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimit gjyqësor. Hetimet pasurore për këtë procedim pasuror vazhdojnë.