Shëngjini ndodhet në një prej situatave më dramatike të viteve të fundit. Kodrat me pisha pranë Ranës së Hedhun janë përfshirë nga flakët masive që tashmë rrezikojnë edhe banesat.

Hotelet dhe resorte janë rrethuar nga flakët ndërsa banorët dhe pushuesit janë larguar të tmerruar.

OSHEE njoftoi pak më parë se ka ndërprerë edhe energjinë elektrike në këtë zonë. Rrugët janë bllokuar dhe nuk lejohet hyrja, përveç autoriteteve zjarrfikëse dhe ambulancave.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ndodhet në Stamboll. Ndërsa zjarri ka tre ditë që po shkrumbon zonën, Ndreu ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale nga Stambolli.

Shëngjini në flakë, Pjerin Ndreu poston statuse nga Stambolli:

“Nga Istanbul Büyükçekmece, me Kryetarin e Bashkise Stambollit, Ekrem ?mamo?lu dhe  mikun tim, Kryetarin e Büyükçskmece, Hasan Akgün”, shkruan ai.

Mesa duket, i vënë në dijeni për situatën e rëndë në bashkinë që ai drejton, Ndreu ka bërë dhe një tjetër status në rrjetet sociale, lidhur me zjarret.

Postimi i tij i fundit është 11 orë më parë, si në faqen e tij dhe në atë zyrtare të Bashkisë së Lezhës.

Shëngjini në flakë, Pjerin Ndreu poston statuse nga Stambolli: