Screenshot_9-5

Një konflikt mes disa adoleshentëve është regjistruar pranë Pallatit të Sportit ‘Asllan Rusi’ më Tiranë. Në sherr janë përfshirë 5 persona dhe të gjithë kanë qenë të mitur.

Mësohet se një 13-vjeçar është plagosur gjatë sherrit dhe është dërguar në spital për të marrë mjekim. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Forca të shumta policia mes tyre edhe efektivët  e forcave ‘Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje për të neutralizuar sherrin e dhunshëm mes të rinjve.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /gazetajone