Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë pranë stacionit të metrosë në Londër.
Bëhet fjalë për Lumturi Zeqja.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 23:00 të së dielës (16 tetor), në një rrugë jashtë një stacioni metroje në Londrën Lindore.
Sipas medieve vendase për arsye ende të paditura shqiptari është konfliktuar me një person tjetër, i cili ka mbetur i plagosur gjatë sherrit.
Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Asnjë arrestim nuk është bërë dhe personi përgjegjës për sulmin është ende i lirë dhe policia tha se ka një sërë pistash të ndryshme.
Inspektori Adam Callaghan tha: “Hetimi ynë po ecën me ritëm dhe ne po ndjekim një sërë linjash hetimi. Prioriteti ynë është gjetja e personit përgjegjës dhe gjetja e drejtësisë për viktimën dhe familjen e tij”.
Familja e Lumturi Zeqjas është informuar dhe do të bëhet ekspertiza pas vdekjes. Oficerët e mjekësisë ligjore kanë qenë në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm (17 tetor) duke mbledhur provat.