Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ferizaj, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur. Bëhet me dije se Qëndrim Januz, vëllai i reperit Buta është autori i dyshuar i vrasjes së ish-mikut të tij.
Mediat kosovare raportojnë se dy të përfshirët në këtë krim kanë pasur miqësi të ngushtë. Madje, janë përleshur me të tjerët, në mënyrë që ta mbrojnë njëri-tjetrin. Kohëve të fundit, viktima kishte pasur miqësi edhe me reperin tjetër, Fero, çfarë ka sjellë edhe problemet mes Januzit dhe viktimës.
Policia ka bërë të ditur në anën tjetër, se në vetëmbrojtje, zyrtarët policorë e kanë plagosur të dyshuarin, pasi i iu ishte drejtuar me armë policëve. Kujtojmë se kohët e fundit Buta është përfshirë në një konflikt me reperin tjetër, Fero, çfarë ka sjellë edhe konfliktit mes vëllait të tij dhe viktimës. Duket se këto konflikte kanë mbërritur në pikën kulmore mbrëmjen e djeshme, ku edhe Januzi e ka qëlluar për vdekje ish-mikun e tij, që prej pak kohësh ishte vendosur në ‘kampin’ kundërshtar.