A: Po salla?…

B: Shiko se është kryetari i SPAK-ut ai, se mos u del ndonjë përpara i kërkon Lekë, i çon tabelën…

A: Oo s’dalim fare andej ne daku, të bëj ça të dojë, të vej ku të dojë…

Kjo është një nga bisedat e kapura nga përgjimet telefonike të 4 efektivëve të Policisë Rrugore në Lushnjë, njëri prej tyre Klisman Çela, i arrestuar me dyshimet e korrupsionit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë mbajtën në përgjim dhe vëzhgim efektivët nga Prilli deri në Shtator duke i përgjuar dhe vëzhguar gjatë detyrës në terren.

Hetimet treguan se punonjësit e policisë me anë të aparatit “Tablet të gjobave”, identifikonin nëpërmjet targave mjetet që kishin disa gjoba dhe i ndalonin ata, duke i bërë presion të paguajnë në formë ryshfeti shuma që varionin nga 5 deri në 10 mijë Lekë.

Gjatë këtyre muajve, hetuesit përgjuan biseda të tyre që i inkriminonin, si dhe u vëzhguan gjatë punës në terren, ku sipas dosjes hetimore, shihen teksa marrin vlerat monetare dhe më pas nuk vendosin gjobat.

Gjithashtu nëpërmjet agjentëve të AMP, u kryen edhe veprime të simuluara  që konfirmojnë përfshirjen e të paktën efektivit Klisman Çela në korrupsion, teksa hetimet vijojnë për efektivët e tjerë.

Gjatë vitit 2023, AMP ka arrestuar ose ekzekutuar masa më të.