Një skandal është denoncuar ditën e sotme në media, ku efektivët e Policisë së Shtetit, bënin komente seksiste në një grup WhatsApp-i, ku komentonin fotot e një 18-vjeçare, e cila ishte denoncuar e humbur nga familjarët e saj dhe fotot iu ishin dorëzuar bluve nga këta të fundit.

Mes efektivëve që komentonin fotot ishin dhe shefat e komisariatit nr.1 në Tiranë si dhe një efektive e quajtur Ina. Në lidhje me këtë të fundit, mësohet se bëhet fjalë për efektive Ina Nuka, e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit .

Ajo u takua edhe me kryeministrin Edi Rama i cili në shpërblim i puthi duart dhe e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë në një spital në Turqi.

Nuka komenton menjëherë foton e së resë duke pyetur “çfarë vit prodhimi është shef?”, pyetje të cilës ai i përgjigjet me “model i fundit më duket”.

Biseda vijon më poshtë me komentet e policëve, ku njëri i drejtohet Nukës ta shohë të renë “nga parakolpi”, me efektiven që i përgjigjet “Si urdhëron shef. Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz”.

Më tutje i njëjti efektiv që komunikon me Nukën thotë se duhen pyetur punëtorët e një lokali që kishte kallëzim atë ditë, ndërsa Nuka përgjigjet duke thënë se subjekti, pra adoleshentja e humbur, “nuk lëviz nëpër ato zona” dhe se ka “drejtim të saktë me objektive të qarta për jetën”.

BISEDA E PLOTË:

Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në Komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?

Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket

Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi

Ina: Si urdhëron shef! Fshati që nuk nuk ka nevojë për kallauz!

Petrit Hala: Fshati që duket që nuk ka nevojë për drita

Rustem Dervishi: (bisedë e fshirë) 24 -02—2005 shkurt

Petrit Hasa: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishin sot për kallëzim, mbase e kanë parë

Ina: Ahh jo shef subjekti në fjal nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva t’qarta për jetën.