Ëndrrat na ndjekin gjatë gjithë jetës, me sy hapur apo me sy mbyllur. Të parat, në mënyrë të vullnetshme, i drejtojmë si t’i duam dhe ku t’i duam, por të dytat veprojnë jashtë ndërgjegjes sonë dhe jashtë “komandave” që do të donim t’u jepnim. Mes shumë imazheve apo ngjarjeve që mund të na shfaqen gjatë natës, ndodh shpesh të shohim në ëndërr të njëjtin person. Sigurisht, nëse është dikush që e duam shumë, e kemi të afërm apo partner, nata kalon bukur, por kur është dikush që na bezdis në punë, në shkollë apo thjesht është një fqinj aspak sipmatik, atëherë netët bëhen më të vështira.
Çfarë do të thotë të shohësh të njëjtin njeri shpeshherë në ëndërr?
Sipas ekspertëve të shpjegimit të ëndrrave, dy janë interpretimet kyçe: dikush që e doni shumë ose dikush që është “armik” me ju. Nëse i përjetoni ngjarjet që shikoni në ëndërr me të njëjtin person me të cilin keni një konflikt, zgjidhja do të ishte ta shikoni konfliktin nga afër, në mënyrë që ai të mos bëhet pjesë e jetës. Fakti që e shikoni shpesh në ëndërr, do të thotë që ka mbetur diçka peng te ju dhe duhet të marrë zgjidhje sa më parë. Këshilla kryesore për të gjithë ata që iu përsëritet e njëjta ëndërr është edhe konsulta me një psikolog për të shmangur imazhe të tilla që jua shqetësojnë natën.
Nëse shikoni në ëndërr një person që e doni dhe ju do shumë, sërish nuk është diçka pozitive. Do të thotë që mes jush është krijuar një varësi e cila mund të mos ndikojë gjithmonë pozitivisht. Duke e parë vazhdimisht të njëjtin person në ëndërr, me gjithë dashurinë, ekziston tendenca t’ju kthehet në makth, shpjegojnë specialistët. Natë të qetë!