Eshtë pak të hapësh dyer e çmendinës, aty nuk i nxe dot gjithë mediat e vendit. Pikërisht në kulmin e skandalit të inceneratorëve ato janë përmbytur nga titujt se Edi Rama ka shumë shanse të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Dhe për ta mbështetur këtë janë bazuar tek një status në Twitter i një anonimeje, që dikush e quan akademike, dikush studiuese gjermane, por që vështirë se e gjen edhe po të gugëllosh.
Kjo akademikja, Suzana Starikov, paska shkruar: “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?
Por për bacgroundin shkencor të Suzanës ka ivestiguar pak gazetari Halbion Hasani. Ai ka shkruan në Facebook: “Qenkan mbushur mediat me lajmin se studiuesja gjermane Suzana Starikov ka shkruar ne Twitter se Edi Rama do garoje per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s.
U bera pak kurioz per Suzanen sepse nga mbiemri me dukej bullgare, mirepo zbulova se Suzana qenka shqiptare dhe siguron jetesen me perkthime, emrin e vajzerise e ka Suzana Skenderi.
Personi i pare qe ka deklaruar se Rama synon NATO-n eshte Alfred Çako, shqiptar dhe ky, si Suzana”.
Por kaq është dashur që Twitteri i akademikes të bëhet lajm i rëndësishëm në gjithë mediat e vendit./lapsi.al