
Është caktuar drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku në krye është emëruar Muhamet Rrumbullaku.
Ky emërim erdhi pak ditë pas largimit me bujë të Gledis Nanos, i cili u shkarkua nga ministri Çuçi.
Vendimi u njoftua nga vetë ministri, i cili tha se Muhamet Rrumbullaku plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të Policisë së Shtetit.