Djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzeni ndau me ndjekësit e tij një foto me dy fëmijët Medinën dhe Lajdonin.
Në foto fëmijët shihen që janë rritur dhe ndryshuar shumë.
Medina është veshur me një fustan të zi ndërsa vëllai i saj dhe babai me kostum.
Në imazhin familjar nuk ka munguar komenti i të dashurës së Shkëlzenit, Armina Mevlanit.
Ajo ka bërë 3 emoji zemra në koment, që është bërë like edhe nga Shkëlzeni.
Kjo tregon se mes Arminës dhe fëmijëve të Berishës nuk ka asnjë problem.
E pyetur për dy fëmijët e Shkëlzenit, blogerja është shprehur se i do shumë dhe se ndihet e lumtur që fëmija i saj nuk do të jetë i vetëm, por do të ketë motër dhe vëlla.
“Unë jam e lumtur që Zeni ka dy fëmijë, të cilët i dua shumë. E di që fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla”, -është shprehur Armina duke shtuar se dëshiron shumë një fëmijë, por kur të vijë koha e duhur.