Mjekët në Brazil janë tronditur, pasi zbuluan se një burri i kishte ngecur një objekt 20 cm në zorrë. Po, mirë e lexuat. Një burrë ka shkuar në një spital në Brazil dhe është ankuar për dhimbje barku, të vjella dhe pamundësi për të defekuar.
Ai priti dy ditë para se të kërkonte ndihmë mjekësore, ndërsa pas një ekzaminimi të zakonshëm mjekët nuk ishin në gjendje që të gjenin se çfarë e kishte shkaktuar problemin dhe ndaj urdhëruan rreze X.
Pas kësaj, ata zbuluan se burri kishte një gire palestre 20 cm të gjatë tek zorra e trashë.
Në pamundësi për ta nxjerrë objektin ndryshe, mjekët kryen një “nxjerrje manuale”, që do të thotë se një mjek futi parakrahun e tij për të hequr objektin.
Pacienti kaloi tre ditë në spital, ndërsa rasti i pazakontë ishte i një “natyre seksuale”.