Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se ka kaluar në Kuvend projektligji për amnistinë për të burgosurit.
Manja tha se se nëse kjo amnisti merr pëlqimin e deputetëve, do t’u japë mundësinë 600 të dënuarve që të kalojnë festat me familjarët.
Sipas tij, dy grupet që do të përfitojnë nga kjo amnisti janë gratë dhe të miturit.
“Përfitojnë rreth 600 të dënuar, që do të kenë mundësi të kalojnë festat pranë familjarëve. Pro/ligji do të ndjekë procedurën, dhe pasi të marrë votën e deputetëve do të komunikojmë edhe më Presidentin që të ketë një dhënie të pëlqimit paraprak.
Janë gratë dhe të miturit qe do të kenë një mundësi që t’i kthehen rehabilitimit”, tha Manja