Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye në fenomen botëror e me pasoja.
Kudo shiheshin të rinj të cilët në mënyrë të dyshimtë lëviznin rrugëve me telefona në dorë në përpjekje për të mbledhur Pokemonë.
Pas saj loja e rrezikshme, e njohur si “Balena Blu”, çoi shumë fëmijë deri në vetëvrasje.
Këto ditë një tjetër kërcënim është shfaqur në TikTok duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve. “Sfida e Supermenit” ose “Superhero”, ka shënuar trauma tek shumë nga përdoruesit e TikTok. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur ose jo nga miqtë.
Nga “loja” e rrezikshme që është përhapur edhe në Shqipëri, mbi 10 të rinj janë raportuar të lënduar. Arbri është një 13-vjeçar dhe tregon për “Stop” se është viktimë e kësaj loje.
Ai nuk ka telefon, por nën ndikimin e shokëve, ia nënshtrua lojës së rrezikshme dhe Arbri theu dorën e dëmtoi shtyllën kurrizore.
Arbër: Këtë lojë e mësova nga shokët. Ishim rreth 7 ose 8 vetë dhe po luanim të gjithë, pati dëmtime edhe te të tjerët, por kur erdhi radha ime më hodhën shumë lart dhe nuk më pritën dot, rashë me dorën e majtë në tokë. Kjo shkoi në dëmtimin e dorës sime.
Gazetarja: Pra ty nuk të kthyen mbrapsht por ty të hodhën në drejtim vertikal, lart apo joë?
Arbër: Po dhe asnjëri nuk më priti ngaqë ishte edhe frika se kisha shkuar shumë lart.
Gazetarja: Ju ishit në ambientet e shkollës apo në lagje?
Arbër: Në ambientet e shkollës, në pushim të gjatë. Pastaj erdhi oficerja por kisha pak frikë dhe nuk i tregova që e kisha vrarë me lojën e TikTok-ut. Pas pak vazhdoi dhe dora duke m’u ënjtur dhe mësuesja lajmëroi mamin, u drejtuam direkt në Spitalin Ushtarak, morëm vesh që kisha thyer krahun dhe e futa dorën në allçi.
Gazetarja: Pate dëmtime të tjera veç krahut që tashmë e ke edhe të fashuar?
Arbër: Vetëm kur isha në ajër, u përdrodha dhe e kam kurrizin me problem, asgjë tjetër.
Gazetarja: Ti Arbër ke telefon?
Arbër: Jo, nuk kam, vetëm ma kanë treguar shokët lojën.
Gazetarja: Kjo ka qenë loja e parë që keni provuar nga TikTok-u?
Arbër: Hera ime e parë ishte, të tjerët e kishin provuar edhe më parë. Dua t’u them të gjithë fëmijëve që e shohin këtë trend në TikTok, mos ta luajnë sepse është shumë e rrezikshme, ka shumë fëmijë që janë lënduar, thyerje këmbe, gjuri dhe duarsh.
Gazetarja: Në ditën kur ti ke qenë në spital, çfarë ka ndodhur tjetër përveçse u mjekove, çfarë pe ti në spital?
Arbër: Ishin shumë fëmijë, ishin të lënduar në gjunj, kishin thyer kupën e gjurit, kyçin e këmbës dhe njëri kishte thyer të dyja duart. Për këtë iu drejtova “Stop”-it, dua t’u them që ta lëndojnë këtë lojë./Klan