Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta mbrëmë gjatë rrëfimit para Ylli Rakipit në lidhje me hetimin ndaj SPAK duke përmendur investime strategjike si Durres Yacht Marina dhe çunat e kokainës në Dubai .

Hoxha rrëfeu se si kishte rënë në kontakt me grupet kriminale brenda dhe jashtë vendit për të marrë informacion në shërbim të profesionit të gazetarit, ndërkohë që për herë të parë në mediat shqiptare u artikulua qartë se ku po investohen një pjesë e mirë e parave të drogës dhe krimit nga grupet më të fuqishme kriminale shqiptare, krerët e të cilave qendrojnë në Dubai.

Hoxha tha se vendi ku po investohen paratë e drogës nga Dubai është pikërisht te Durres Yacht Marina.

Paratë e çunave të Dubait janë pikërisht te Durrës Yacht Marina”, tha Hoxha duke vijuar ndërkohë me shpjegimin e detajeve nga hetimi për të.

Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të drogës dhe jo më kot lekut sot është tepër i fuqishëm para euros pasi në treg dyshohet se ka sasi të mëdha eurosh për shkak të futjes në mënyrë masive nga grupet kriminale.

Fakt është se ende ka nisur ndërtimi, Durrës Yacht Marina deklaroi shitje të mëdha duke gjeneruar dhjetëra miliona euro, një praktikë e dyshimtë kjo për investime kaq të mëdha, të cilat fillimisht kanë shpenzime të mëdha dhe fitimet vijnë më pas.

Rrjedhimisht, duke qenë se ka një hetim ndaj gazetarit, shihet e udhës edhe një verifikim mbi deklaratat e tij nëse vërtetë paratë e kokainës po investohen te Durres Yacht Marina apo jo.

BIlanci i kompanisë gjatë 2023. Artan Hoxha thotë se paratë e drogës së çunave në Dubai janë te Durres Yacht Marina

VIDEO E HOXHES

Ndër të tjera, Hoxha shtoi se ishte kthyer nga disa media si “koka e krimit në Shqipëri” për shkak të “armiqve që kishte krijuar majtas apo djathtas”.

Hoxha tha: Unë kam 30 vite si gazetar dhe për fat të mirë ngaqë skam pas marrëdhënie të mira me pronarët skam qenë as në postin e drejtuesit dhe e kisha idenë se do më godisnin dhe kur ta bënin do përdornin të gjitha mjetet për të rrënuar imazhin publik, për tu bërë i pabesueshëm, për të hedhur poshtë çdo gjë që kam bërë deri tani. Për fatin tim të keq unë kam bërë shumë armiq, dhe ishte ironi e madhe ditën që është bërë kontrolli se mua mi morën të gjitha mjetet telefon, ipad, Cd, dhe lajmi i parë që doli në media është që unë jam arrestuar.

Pritej që të më arrestonin dhe prandaj vetë lajmi i dalë në media unë isha në bulevard por s’kisha tel të bëja njoftim, dhe ka qenë presidenti dhe Berisha që thanë se u arrestua dhe kryesisht kanë qenë media pranë bashkisë apo qeverisë që kanë dhënë lajmin të parët që mua më kanë arrestuar.

Komunikimi im i fundit me SPAK është bërë 3 tetor të këtij viti. Ishin mesazhe që po më vinin dalëngadalë sepse po gjuajte lart, lart do të vijë përgjigja. Pra kam qenë në 3 tetor dhe nuk është vepruar deri në këtë datë sepse s’kisha dorëzuar kasetën e 21 janarit. Këto ditë kam dëgjuar kaq shumë shfrenim fantazie, unë jam person në hetim dhe jo i pandehur dhe u nxorën qëllimisht sikur unë jam bosi i krimit të organizuar.

U krijua ideja sikur isha një nga njerëzit kryesorë të kësaj organizate se kisha folur me të gjithë, por e kam dhe do vazhdoj të flasë me të gjithë këta njerëz që më çojnë te emrat e politikës që korruptojnë.

Hetimi për këtë çështje ka më shumë se një vit, prandaj e dinte dhe Veliaj. Suel Çela është që me plumbin e artë që në 2022 dhe më të kërkuarit në atë çështje janë Ervis Martinaj dhe Suel Çela, që aty ka nisur kjo histori.

Më vijnë në banesë oficerët e policisë gjyqësore, unë i kam pritur tërë natën sepse më kishin lajmëruar. Madje isha përgatitur sepse më ishte thënë se ka masë arrest me burg. Gabimi im është se kam shkuar shumë larg, jam futur shumë thellë dhe ky është problem dhe për ta dhe për mua.

Ironia e fatit ishte se oficerët e BKH ishin ata që ishin dhe po në 3 teteor që kam dorëzuar kasetën e 21 janarit. I kam vënë në dispozicion gjithçka që kisha në banesë, më kërkuan fillimisht nëse kam armë i thash se skam mbajtur kurrë armë sepse nëse puna ka shkuar te arma ke marrë fund.

Pasi gjetën shumë materiale të Sky që s’kanë dalë ndonjëherë dhe si kam nxjerrë për të mos dekonspiruar hetimet e SPAK, sepse unë jam gazetar burimor jo që rri te dera e SPAK. Më është pyetur dhe nëse kam kasafortë, por nuk kam. Pas kontrollit të banesës u sekuestruan sendet dhe del lajmi pastaj që unë jam arrestuar, por unë e di që kam bërë shumë armiq dhe nuk më shqetëson. Në momentin që më është dorëzuar vendimi, urdhërohet ruajtja e sekretit, mospublikimi i të dhënave sepse nëse ato publikohen fillon ndjekja penale. Na thirrën pasdite dhe na thanë se kontrolli ka qenë i paligjshëm dhe na u kthyen sendet e sekuestruara.

I kërkoj zbatimin e vendimit të gjykatës por ndodhi e kundërta nuk u morën me Suelin por u morën me mua sikur isha unë bosi. Por unë me ta kam kontakte për të zbuluar lidhjet e krimit me politikanët.

Të mërkurën unë shkoj në gjykatë dhe i kërkoj zbatimin e vendimit të tij, ndërkohë atë ditë të dhënat qarkulluan me PDF, dhe ato të dhëna ashtu i kanë vetëm ata që hetojnë.

Të enjten pasdite pasi kam kërkuar me insistim zbatimin e vendimit, dhe vetëm të enjten pasdite ka dalë vendimi që u ndalohet mediave publikimi i të dhënave qëllimisht të ndryshuara nga njerëz që duhet të ishin aty.